Meçi që do të përcaktojë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk është vendosur të zhvillohet më 23 dhjetor ose në janar të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite.
Përballja titanike mes kampionit 35-vjeçar anglez të WBC të Anglisë dhe atij 36-vjeçar ukrainas të WBA, IBF dhe WBO do të mbahet në Riad.
Tyson Fury and Oleksandr Usyk have signed contracts for an undisputed heavyweight championship fight in Saudi Arabia, multiple sources told ESPN.
Fight could take place Dec. 23 or sometime in January, sources said. Fury first meets Francis Ngannou on Oct. 28 in Saudi Arabia. pic.twitter.com/iVCSZ64Tsv
— Mike Coppinger (@MikeCoppinger) September 29, 2023
“Gypsy King” fillimisht lufton me gjigantin e MMA-së, Francis Ngannou më 28 tetor, në një meç jo zyrtar ku do të marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të showbizit në planet.
Palët edhe më parë ishin në bisedime për një meç mes tyre, por vetëm me ndërhyrjen e Arabisë Saudite është arritur marrëveshje, shkruan ESPN.
Ende nuk janë bërë publike shifrat, por thuhet se kjo marrëveshje është më e madhja ndonjëherë në histori të boksit./Telegrafi/
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...