Zbulohen çiftet gjysmëfinaliste të Superkupës së Spanjës

09:18 | 20 Maj 2024
D.H

Gara e parë zyrtare në Spanjë për vitin e ardhshëm tashmë ka katër ekipet e saj pjesëmarrëse që do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit.

Pas përfundimit të Copa Del Rey dhe pozitave në krye të La Ligas që tashmë janë të konfirmuara, është bërë e ditur se cilat skuadra do të marrin pjesë në Superkupë si dhe po ashtu çiftet gjysmëfinaliste.

Ky do të jetë edicioni i gjashtë radhazi që Superkupa e Spanjës luhet në këtë format, ndërsa në pesë edicionet e kaluara Real Madridi u shpall kampion tri herë, ndërsa Athletic Bilbao dhe Barcelona kanë ndarë dy të tjerat.

Ekipet e para që kishin siguruar kualifikimin ishin Athletic Bilbao dhe Mallorca, kampioni dhe finalisti i dytë i  Copa del Rey.

Ndërkohë, Real Madridi si fitues i titullit dhe Barcelona në vendin e dytë, siguruan dy pozitat e mbetura nga La Liga.

Kampioni i La Ligas takohet me finalistin e dytë të Copa Del Rey, ndërsa fituesi i Copa Del Rey takohet me vendin e dytë të La Ligas.

Superkupa e Spanjë do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa data e ndeshejve dhe stadiumi nuk është konfirmuar ende.

Çiftet për Superkupën e Spanjës 2025:

Real Madrid vs Mallorca

Athletic Bilbao vs Barcelona

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme