Martin Zubimendi ishte shumë pranë transferimit te gjiganti anglez Liverpooli, por në fund ai ka refuzuar një lëvizje të tillë.
Liverpooli ishte prej ditësh në negociata me Real Sociedadin dhe ishin të gatshëm ta paguanin klauzolën e lojtarit prej 60 milionë eurove.
Sipas gazetës së besueshme spanjolle Relevo, Martin Zubimendi ka vendosur të refuzojë një kalim në Anfield.
Pasi fillimisht la të kuptohet për dëshirën e tij për t’u bashkuar me The Reds, ai tani është tërhequr dhe do të qëndrojë në Real Sociedad në vend të kësaj.
Por Zubimendi nuk ishte plotësisht i bindur nga oferta e Reds dhe në fund ka vendosur të mos transferohet në Ligën Premier.
Fabrizio Romano ka konfirmuar gjithashtu se Zubimendo i tha drejtorit sportiv të Liverpoolit, Richard Hughes të hënën se ai nuk do të bashkohet me ta.
Kjo vjen si një goditje për skuadrën e Arne Slot pasi ata ishin të etur për ta nënshkruar atë.
Ata tani do të duhet të shikojnë alternativat e mundshme për të nënshkruar me një mesfushor defensivë pasi ky është qëllimi i trajnerit Slot. /Telegrafi/
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...