Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo raportohet se është befasuar kur Barcelona shpenzoi të holla për të nënshkruar gjatë verës me Ousmane Dembelen.
Reprezentuesi i Portugalisë ishte i shtangur që rivali i tij në La Liga shpenzoi 105 milionë euro në anësorin e Borussia Dortmundit, transmeton portali arbresh.info.
Dembele vendosi lapsin në një kontratë pesë vjeçare në Camp Nou dhe ka një klauzolë të lëshimit prej 367 milionë funta. Ai u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë, prapa Neymarit që kaloi për 222 milionë euro në Paris Saint Germain.
Por, jeta e tij te klubi katalunas nisi në formë të tmerrshme pasi u lëndua keq qysh në paraqitjen e tretë për gjigantin spanjoll.
Raportohet se Ronaldo është përgjigjur duke thënë “kush është ai?” kur dëgjoi për herë të parë që Dembele u transferua te Barcelona. Sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, ai vazhdoi më pas duke thumbuar tutje reprezentuesin francez, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo raportohet se ka thënë se ai ishte në Dortmund për të luajtur vetëm me sulmuesin e shumëvlerësuar Pierre Emerick Aubameyang. Ai më pas pretendoi që transferimi i tij në Camp Nou ka ndodhur për shkak të Lionel Mmessit.
“[Ai] shkoi te Barcelona me misionin për të luajtur për Messin, si çdo kush tjetër”, ka thënë Cristiano Ronaldo.
Megjithatë, 32-vjeçari duhet ta di kush ishte Dembele sepse është përballur me të dy herë sezonin e kaluar në Ligë të Kampionëve. Të dy ndeshjet në kuadër të fazave grupore përfunduan baras 2 me 2.
Cristiano Ronaldo është kritikuar ashpër këtë sezon pasi Real Madridi është duke pasur vështirësi të shumta në mbrojtjen e titullit në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidanes është 10 pikë prapa lideri në ligë – Barcelonës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...