Neymarit duket se nuk i kanë pëlqyer zbulimet e fundit nga ‘Football Leaks’, veçanërisht asaj që i referohet bonuseve që lojtari i PSG-së merr me sjelljen e tij.
Braziliani jo vetëm se ka qenë kundër burimit të informacionit, por gjithashtu edhe kundër medias që e ka shpërndarë këtë duke personalizuar zemërimin e tij me njërën nga mediat më të famshme në Brazil – ‘Globoesporte’, transmeton portali arbresh.info.
Në një storie te llogaria e tij në Instagram, Neymar bëri të qartë zemërimin duke postuar një foto në të cilën ‘Globoesporte’ raportonte zbulimin nga ‘Football Leaks’ me një mbishkrim “lajme të rrejshme”.
“Nuk e di se cila është më e keqe, burimi i këtyre thashethemeve apo ata që i kanë raportuar ato. Një grup idiotësh të keq informuar! Jam i lodhur nga mediat me qëllim të keq. Zot, faleminderit për çdo litër durimi që më keni dhënë”, shkruan Neymari.
Përveç këtyre informatave rreth bonuesve, në orët e fundit ‘Football Lekas’ ka konfirmuar gjithashtu se PSG ka paguar 252 milionë euro për shërbimet e Neymar një vit më parë duke zbuluar të gjitha detajet në lidhje me këtë operacion./arbresh.info/
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...