Zbarkojnë në Shqipëri për Ligën e Kampionëve, habiten me këto fakte

21:45 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Klubi moldav Sherif Tiraspol ka mbërritur sot në vendin tonë, për t’i sistemuar direkt në Elbasan, qytet ku do të luajë nesër ndeshjen e kthimit të turit të dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve ndaj Kukësit.

Në faqen zyrtare të klubit, moldavët i kanë bërë një përshkrim udhëtimit të tyre nga Rinasi drejt qytetit ku zhvillohet ndeshja, duke e mahnitur nga shumë gjëra që panë dhe e cilësojnë Shqipërinë si vendin e kontrasteve.

Reagimi i Sherif Tiraspolit 

Shqipëria e priti delegacionin e klubit të Sherif me një diell përvëlues. Në Tiranë, në rrugë, ishte shumë më tepër se 30 gradë. Vendasit nuk të rekomandojnë të ecësh në orarin e drekës. Njëkohësisht, janë të lumtur ndërsa kalojnë kohën në ajër të freskët. Pjesa më e madhe e ballkoneve që pamë rrugës për në Elbasan ishin të mbushura me njerëz.

Gjëja e parë që të bën përshtypje është një numër i madh makinash luksoze. Në të gjithë librat, ky vend i vogël renditet në listën e më të varfërve në Europë. Po të marrësh për bazë numrin e makinave Mercedes dhe Jeep në qarkullim, me shumë mundësi ky vend është ndër të parët. Makinat gjermane përdoren edhe si taksi.

Përshtypja e dytë janë rrugët. Ata janë në gjendje jo thjesht të mirë. Nëse merr për bazë vetëm zonën e vogël që Sherif udhëtoi në terrenin malor, ku rruga ishte e ngushtë (duhet thënë përsëri e një cilësi të mirë), ka një autostradë drejt Elbasanit. Ecën drejt në asfalt dhe është e vështirë të gjesh një të çarë.

Hotel “Univers”, është një ndërtesë e vogël me tre kate që ka vetëm 30 dhoma. Përveç skuadrës tonë, askush nuk jeton aty. Vendasit janë shumë mikpritës. Patrulla e policisë është në detyrë në hotel, duke ruajtur qetësinë e djemve tanë. Duket sikur jemi pjesëmarrës në Kampionatin Botëror.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme