Çfarë do të bëhet me Lautaro Martinez? Për momentin, Javier Zanetti e “driblon” këtë temë. Zv.presidenti zikaltër përcakton si përparësi urgjencën e “Coronavirus”, pastaj do të mendohet për transferimet.
Kjo është linja e ndjekur prej tij, i pyetur nga “Cadena 3” për të ardhmen e argjentinasit:
“Gjëja e fundit, për të cilën ne mendojmë, është merkatoja. Sot shëndeti vjen në radhë të parë, gjëja më e rëndësishme. Kur të kthehemi në stërvitje, duke shpresuar se futbolli do të rifillojë, do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Lautaro është një djalë shumë inteligjent, po e shfrytëzon maksimalisht mundësinë e të luajturit në një kampionat të rëndësishëm, si ky italian. Kur e pamë për herë të parë, i imagjinuam të gjitha këto. Ai është një krenari për Interin, kjo më bën të lumtur. Personalisht mendoj se ekipi kombëtar argjentinas mund të bazohet tek ai për një kohë të gjatë”.
Zanetti, gjithashtu, flet për rrugën e marrë nën trajnerin Conte.
“Është një projekt që kërkon kohë, i përbërë nga njerëz me vlera të rëndësishme. Conte është trajner me aftësi të mëdha, plot përvojë, që e njeh mirë futbollin italian. Po ashtu, përshtatet mirë me të ardhmen tonë. Duhet të kesh një identitet shumë specifik për të garuar në një kampionat kaq të rëndësishëm si Serie A dhe ne po mundohemi ta kemi”. /Telesport/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...