Zëvendëspresidenti dhe njëkohësisht legjenda e Inter-it, Javier Zanetti ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të sulmuesit Lautaro Martinez.
Sipas Diario Sport, Barcleona do provojë edhe një herë të transferojë argjentinasin, ngase nuk e pagoi klauzolën e lirimit me vlerë 111 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Zanetti ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që Martinez-i të transferohet në “Camp Nou” sepse e cilëson si e ardhmja e klubit.
“Lautaro nuk do largohet nga Inter-i. Jo vetëm Barcelona e ka kuptuar, por Lautaro e ka të qartë se është në klub të mirë si i joni dhe është i lumtur”.
“Ai tani nuk do largohet, është e tashmja dhe e ardhmja jonë. Ka respekt mes klubeve, ka lojtarë me klauzolë të lirimit dhe kur një klub vjen dhe e paguan, është shumë pak që mund të bëjmë ne”.
“Por, në çështjen e Lautaro-s, ai është i lumtur të Inter-i dhe e kam vërejtur”, deklaroi ai.
Kontrata momentale e Martinez-it skadon në qershorin e vitit 2023./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...