Legjenda e Interit, Javier Zanetti, thotë se Nerazzurët i takojnë Ligës së Kampionëve.
Interi do ta ketë finalen e madhe ndaj Lazios që vendos se cila skuadër kualifikohet në garën më të madhe të futbollit evropian për klube.
Lazios i mjafton edhe barazimi, por Interit i nevojitet një fitore për të siguruar prezencën në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Ne shpresojmë se Interi mund të ketë ndeshje të madhe. Mendoj se trajneri, stafi i tij dhe lojtarët meritojnë të jenë në Ligën e Kampionëve vitin tjetër. Luciano Spalletti ka shumë eksperiencë dhe ai e ka përgatitur mirë ekipin për një performancë të madhe”.
“Liga e Kampionëve është një garë të cilës Interi i takon. Nëse ne hyjmë në Ligën e Kampionëve, atëherë kemi mundësinë për të investuar dhe për të krijuar skuadër edhe më të fortë. Nëse nuk ja dalim, do të mbajmë lojtarët e njëjtë sepse jemi në fillim të një rruge të gjatë”.
“Trajneri e ka kuptuar nga fillimi çka do të thotë të përfaqësojë Interin. Ai punon shumë dhe lojtarët po e ndjekin, kështu që të dielën shpresoj se do ta arrijmë synimin tonë”, deklaroi Il Capitano.
Interi dhe Lazio takohen të dielën në ora 20:45 në Olimpico të Romës. /Telegrafi/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...