Javier Zanetti ka dhënë disa komente lidhur me kundërshtarin e ardhshëm të Inter në Ligën e Evropës.
Tërheqja e shortit për 1/16-ën e finales së Ligës së Evropës ka vënë përballë njëra tjetrës skuadrën e Inter dhe atë të Getafe.
Pas shortit, disa komente ka dhënë edhe ikona e Inter, Javier Zanetti, i cili ka vlerësuar Getafen si një skuadër mjaft të mirë, e cila duhet respektuar.
“Getafe janë një skuadër e vështirë. Ne do të përgatitemi sikur për secilën ndeshje” ka thënë Zanetti, transmeton lajmi.net.
“Ne do t’i respektojmë ata shumë. Ata janë në pozitën e pestë në La Liga. Mendoj se do të marrë shumë koncentrim” ka shtuar argjentinasi.
Inter dhe Getafe do të përballen me njëra tjetrën për herë të parë në histori të skuadrave.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...