Google ADS

Zanetti: Cancelo dhe Rafinha mund të mbesin te Interi

11:59 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka siguruar që ‘ka ende kohë’ për klubin që të mbajë Joao Cancelon dhe Rafinhan në skuadër.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti pranoi javën e kaluar se Nerazzurrët nuk mund të përballonin të ushtronin mundësitë e tyre për të blerë Cancelon dhe Rafinha për 75 milionë euro të dy.

Por, legjenda e klubit, njëherësh edhe njëri nga drejtuesit, Zanetti, këmbëngul se aranzhimet alternative mund të bëhen për dyshen në fjalë.

Zanetti ka thënë se Interi ka ende mundësi për t’i transferuar lojtarët në Giueseppe Meazza.

“Ata e kanë gjetur veten shumë mirë në Inter, më kujtohet kur Rafinha qau pas ndeshjes kundër Sassuolo”, ka thënë fillimisht ish-kapiteni i klubit për RMC Sport.

“Ai sapo kishte mbërritur, por ai tregoi se çfarë do të thoshte të mbante fanellën e Interit”.

“Cancelo tregoi cilësitë e tij, por këto janë negociata të ndërlikuara”.

“Do të ishim të trishtuar nëse nuk do t’i shihnim më, por do të presim. Ka ende kohë”, përfundoi Zanetti. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme