Crystal Palace po i kërkon 95 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm nga Bregu i Fildishtë.
Wilfried Zaha është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane, falë paraqitjeve mbresëlënëse me Crystal Palacen viteve të fundit, shkruan Gazeta Express.
Interesimin më serioz për sulmuesin e rrezikshëm e kanë shprehur Chelsea dhe Tottenhami.
Mirëpo, futbollisti nga Bregu i Fildishtë po konsiderohet mjaft i shtrenjtë nga dy klubet londineze.
Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, Crystal Palace po i kërkon 95 milionë euro për kartonin e yllit të vetë.
Zaha është i frustruar pas dështimit të transferimit të tij në Everton verën e kaluar.
Ai dëshiron të luajë në ekipin aktual maksimumi deri në fund të sezonit.
Sulmuesi ka kontratë edhe tri vjet e gjysmë me Crystal Palacen, por palët mund të ndahen gjatë verës që vjen.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...