Baton Zabërgja është ardhja e re tek Kosova për dy ndeshjet e muajit nëntor që Kosova do t’i luaj ndaj Rumanisë dhe Lituanisë në kaudër të Nations League.
Ai është ftuar nga trajneri Foda, pas formës së mirë që po kalon tek skuadra e Dinamos në Shqipëri, shkruan Arbresh.info.
Zabërgja sot ka zhvilluar stërvitjen e parë më Kosovën, teksa pas saj në një intervistë për FFK-në, ka folur rreth synimet të tij tek kombëtarja.
“Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme, sepse për çdo futbollist është ëndërr që të arrijë tek ekipi kombëtar dhe më vjen shumë mirë që e kam realizuar atë ëndërr, edhe shpresoj që ta bëj maksimumin edhe tash edhe në vazhdim që të bëj ndeshje sa më të mira me kombëtaren”, tha fillimisht Zabërgja.
Më tutje ai foli rreth atmosferën në grup dhe pritjes së ngrohtë që i kanë bërë bashkëlojtarët atij.
“Pritja ka qenë shumë e ngrohtë i gjithë grupi është shumë mirë, grupi më ka pritur shumë mirë edhe mendoj që kemi një ekip shumë të mirë që të arrijmë rezultate pozitive në të ardhmen”, shtoi tutje ai.
Për fund sulmuesi i Dinamo Cityt foli edhe për kundërshtarin e radhës të Kosovës.
“Normalisht e dimë se Rumania ka qenë kundërshtari më i fortë në këtë grup, duke pasur parasysh lojtarët që ne e kemi mendoj se mund të dalim me rezultat pozitiv nga Rumania”, përfundoi sulmuesi 23-vjeçari.
Ai këtë sezon tek Dinamo ka gjetur shkëlqimin e tij nën urdhëerat e Ilir Dajës, ku ka realizuar pesë gola e dy asistime në 12 ndeshje./Arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...