Z Mobile Prishtina – Rahoveci, FBK zbulon datën e Superkupës

17:41 | 13 Qershor 2019
Arbresh Info

Dy skuadrat më të mira të këtij edicioni në basketbollin kosovar ishin Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar në fund u shpall kampione pas një serie fantastike të finaleve.

Përveç titullit të kampionit, Z Mobile Prishtina fitoi edhe Kupën e Kosovës, ku në finale mposhti pikërisht Rahovecin.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe datën kur do të zhvillohet Superkupa e Kosovës.

Kësisoj dy ekipet, Rahoveci dhe Prishtina do të përballen më 22 shtator, ku do të jetë edhe fillimi i edicionit të ri në basketbollit kosovar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme