Z Mobile Prishtina është dorëzuar vetëm në çerekun e fundit për t’u mposhtur me rezultat 77–80 në ‘Pallatin e Rinisë’ nga Pallacanestro Varese, në ndeshjen e 1/8 së finales së FIBA Europe Cup.
Kryeqytetasit, që patëm një fillim jo të mirë të kësaj sfide, u rikthyen në lojë në çerekun e dytë dhe të tretë, për t’i vënë në vështirësi serioze pesë herë kampionët e Evropës, të cilët u këndellën në çerekun e fundit, për t’u larguar me fitore nga Kosova.
Pavarësisht mbështetjes së madhe të tifozëve, Z Mobile Prishtina nuk regjistroi fillim të mirë në çerekun e parë, duke u mundur me rezultat 12:25 nga mysafirët italian.
Por, një Prishtinë tjetër pamë në çerekun e dytë, që arritën të fitojnë me tetë pikë epërsi, 20-12, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat të përgjithshëm 32:37.
Për t’u mbajtur mend ishte çereku i tretë, ku me mbështetjen e madhe të tifozëve, me angazhim të madh të lojtarëve si në fazën e mbrojtjes ashtu edhe në sulm, kryeqytetasit arritën të fitojnë me rezultat 28:15, për të shkuar në pauzën e shkurtër me epërsi prej tetë pikësh.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...