Pavarësisht se ishte kapiten i skuadrës në fitoren ndaj Chelseat, Ashly Young pranon se nuk është i sigurt nëse do të jetë një lojtar i Manchester United sezonin e ardhshëm.
Young ka qenë i rregullt në formacionin startues të skuadrës së Jose Mourinhos së fundmi dhe barti gjithashtu shiritin e kapitenit në fitoren 2 me 0 ndaj Chelseat të dielën duke hapur njëkohësisht edhe garën për titull, transmeton portali arbresh.info.
Ish anësori i Anglisë, i cili refuzoi transferimin te skuadra kineze Shandong në muajin shkurt, ka thënë se nuk është i sigurt nëse do të jetë lojtari i Manchester United edhe sezonin e ardhshëm.
“Gjithmonë ka spekulime, veçanërisht afër merkatove të transferimeve apo kur nuk luan”, tha 31-vjeçari. “Por, unë gjithmonë e kam thënë se unë dua të luaj për aq kohë sa është e mundur. Se çfarë ndodh në të ardhmen, nuk jam i sigurt”
Young ka në kontratën e tij aktuale me klubin në ‘Old Trafford’ edhe një vit./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...