Google ADS

Ylli ukrainas i West Ham, Andriy Yarmolenko, do të udhëtojë në Poloni për të marrë familjen e tij

10:54 | 3 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Ylli i West Ham, Andriy Yarmolenko do të fluturojë në Poloni në ditët në vijim për të marrë familjen e tij pasi ata u larguan nga Ukraina, sipas legjendës së ekipit kombëtar Andriy Shevchenko.

Të enjten e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës, i cili tashmë ka marrë jetën e mbi 2000 civilëve, ndërsa OKB thotë se më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës.

Yarmolenkos i është dhënë pushim nga West Ham pas pushtimit dhe tani Shevchenko, ish-trajneri i tij tek ekipi kombëtar, ka zbuluar se familja e 32-vjeçarit u detyrua të largohej nga vendi.

“Sporti ka fuqi të jashtëzakonshme për të ndryshuar botën dhe kjo është ajo që bën”, tha Shevchenko, i cili konsiderohet si një nga sportistët më të mëdhenj të Ukrainës ndonjëherë, për Sky Sports News.

“Është e pabesueshme kur Everton mbështesin Vitaliy Mykolenkon dhe kur Manchester City mbështet Oleksandr Zinchenko. Yarmolenko gjithashtu ka situatën e tij… gruaja e tij ishte me një nga fëmijët e tij në Ukrainë, sapo kaloi kufirin – ajo tani është në Poloni. Mendoj se Andriy po fluturon tani për në Poloni për të marrë gruan e tij. Nuk jam i sigurt, por e njoh gruan e tij, mendoj se tani është përtej kufirit dhe ndoshta do të vijë këtu.”

“E di sa e vështirë është për të – është një kohë stresuese kur familja e tij është atje”, përfundoi Sheva.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme