Golden Eagle Ylli ka arritur të triumfojë ndaj Trepçës me rezultat 71-68, pas vazhdimeve në ndeshjen e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Ylli kishte 10 pikë epërsi pas pjesës së parë, me rezultat 24-34, shkruan Arbresh.info.
Por që Trepça nuk u dorëzua dhe gjeti forcën për tu kthyer në dy çerekët tjerë, për tu rikthyer në ndeshje, teksa koha e rregullt përfundoi me rezultat 61-61.
Kurse në vazhdime paraqite fenomenale e kroatit Henrik Shirko që falë disa shënime të tij Ylli triumfojë, në fund me rezultat 71-68.
Padyshim më i miri në radhët e mysafirëve ishte Shirko që realizoi 18 pikë e shtoi edhe 8 kërcime.
Ndërsa për mitrovicasit nuk mjaftoi performanca e shkëlqyer e Tmusicit që realizoi 18 pikë e shtoi 7 kërcime, që të evitohet humbja.
Ylli ka arritur fitoren e tretë pas shtatë ndeshjeve ndërsa Trepça pëson humbjen e dytë në këtë sezon dhe të dytën radhazi në të gjitha garat, pas asaj humbje në Fiba Europe Cup, të mërkurën./Arbresh.info/
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
Tentim vrasje në Gjilan/ Një burrë sulmohet nga disa persona...