Basketbolli në Kosovë ka arritur në fazën më të rëndësishme dhe delikate të sezonit.
Ditën e nesërme do të nis etapa finale e Play-offit në basketbollin kosovar, ku do të përballen Trepça dhe Golden Eagle Ylli.
Pas një viti mungesë në finale, skuadra nga Suhareka rikthehen sërish aty me synim të qartë titullin kampion, të tretën brenda katër viteve.
Ylli pa shumë zhurmë dhe me një punë të madhe arriti të kualifikohet në finalen e madhe të këtij sezoni.
Të udhëhequr nga kapiteni Gëzimi Morina dhe trajneri Petar Mijovic fillimisht në çerekfinale eliminuan Bashkimin, kurse në gjysmëfinale arritën të fitojnë një seri fantastike 3-2 ndaj Pejës, ku secila ndeshje ishte dramatike.
Në një intervistë për Arbresh.info, kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina foli për atmosferën para nisjes së fazës finale.
Morina fillimisht tregoi për atmosferën në klub para ndeshjes dhe rikthimin e Golden Eagle Yllit nga ardhja e trajnerit Petar Mijovic.
“Atmosfera në klub është mjaft e mirë, jemi të kënaqur me punën e bërë, sidomos 2-3 muajt e fundit. Ardhja e trajnerit ndryshoj gjithçka tek ne, qasja e tij, profesionalizmi dhe entuziazmi që ka sjellur tek ne, ka ndikuar shumë në performancën tonë. Edhe trajneri paraprak ka qenë tejet profesionist dhe kualitativ, por thjeshtë mendoj që nuk është përshtatur me ligën tonë aq sa trajneri Mijovic”, tha fillimisht Morina.
Kapiteni legjendar i Yllit tutje tregoi pritshmëritë e tij për finale.
“Mendoj që e merituam plotësisht finalen dhe asnjë finale nuk luhet për tu humbur, kështu që pritshmëria jonë natyrisht që është fitorja. Me Pejën ka qenë vërtet një seri e fortë dhe paksa e mundimshme, por nuk besoj që do ndikoj diçka në finale, do japim gjithçka nga vetja”, vazhdoi kapiteni i Yllit.
Trepça ka qenë e pathyeshme ketë sezon në palestrën ‘Minatori’, mirëpo humbjen e vetme e ka nga Golden Eagle Ylli, kurse Gëzimi tregon mënyrën se si mund të thyhet sërish skuadra mitrovicasi në arenën e tyre.
“Trepça ka ekip tejet cilësor dhe të udhëhequr mjaftë mirë, mirëpo ne besojmë në kualitetin tonë si ekip dhe nëse aplikojmë lojën tonë dhe përfillim sugjerimet e stafit të trajnerëve mund ta mposhtim Trepçën sërish edhe në “Minatori””, potencoi përfaqësuesi i Kosovës.
Gëzimi ka besimin se skuadra e Yllit do të triumfoj në këtë finale e po ashtu ai premton festë të basketbollit sikurse në Mitrovicë ashtu edhe në Suharekë.
“Besojmë në triumfin tonë por është e vështirë të parashihet se sa ndeshje do jenë, sado ndeshje të jenë besoj që do jenë shumë të forta dhe që shikuesit do kënaqen me basketboll. Ndeshjen tona të fundit në finalen kaluar me Trepçën kanë qenë festa të vërteta si ne palestra ashtu edhe në qytet para dhe pas ndeshjes, si në Mitrovicë ashtu edhe në Suharekë”, shtoi tutje Morina.
Për fund kapiteni besnik i Yllit ka një mesazh edhe për lojtarin e gjashtë të Golden Eagle Yllit, ‘Xhebrailat’, të cilët kanë paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në ndeshjen e parë finale në Mitrovicë.
“Mesazhi im për ‘Xhebrailat’ do ishte të na përkrahin maksimalisht ashtu siç dinë vetëm ata, dhe në tribina të ketë anim korrekt dhe sportiv, ta shijojmë finalen, ta respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi së bashku”, përfundoi Gëzim Morina.
Gëzim Morina ka qenë pjesë e sukseseve historike të Golden Eagle Yllit kur fillimisht u shpallën kampion për herë të parë në histori në sezonin 2020/21, teksa një vit u shpallën kampion për vitin e dytë rreshtë.
Po atë vit skuadrës Yllit iu larguan lojtarët kryesor por Morina i mbeti besnik skuadrës dhe vazhdon të qëndrojë aty, teksa synimi i tij këtë vit është t’i mposht ish-bashkëlojtarët e tij, Erjon Kastrati e Mikaile Tmusic që tani më janë pjesë e Trepçës.
Këto dy skuadra këtë sezon janë takuar gjithsej gjashtë herë.
Në përballjet e sezonit të rregullt dy herë fituan ‘xehetarët’ dhe dy herë të tjera ‘xhebrailat’.
Përballje patën edhe në Kupën e Kosovës të mbajtur në Gjakovë, ku mitrovicasit triumfuan ndaj suharekasve dhe i eliminuan nga kupa për t’a fituar në fund.
Dy skuadrat u takuan edhe në finalen e Ligës Unike, ku pas një ndeshje dramatike Trepça fitoi me rezultat 67-66.
Ndeshja e parë finale mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 19:00 teksa, kampion i ri i Kosovës shpallet ekipi që arrin të fitoj tri ndeshje./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...