Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

17:14 | 3 Gusht 2024
A B

Real Madridi tashmë ka vendosur se nuk do të bëjnë më blerje të reja këtë verë, por këtu përjashtim do të bënte një mbrojtës me kosto të ulët.

Gjatë javëve të fundit, ata kishin eksploruar mundësinë e transferimit të Aymeric Laporte, ani pse klubi madrilen nuk e ka synimin që të paguajë çmimin që po kërkon Al-Nassr.

Laporte është në dijeni se Real Madridi do ta nënshkruante atë vetëm si lojtar i lirë, andaj është i vendosur që ta bëjë këtë realitet.

Sipas gazetës arabe Al Yaum, agjenti i Laportes po kërkon ndërprerjen e kontratës me Al-Nassr, diçka që do t’i hapte rrugë transferimit në kryeqytetin spanjoll.

Ancelotti tashmë ka dhënë aprovimin e tij për transferimin e Laportes, në rast se ka një mundësi konkrete që të realizohet kjo.

Ish-lojtari i Athletic Bilbaos dhe Manchester Cityt është gjithashtu i gatshëm që të pranojë ulje të pagës për t’u bërë pjesë e ‘Los Blancos’.

Megjithatë, do të jetë e vështirë që Laporte ta ndërpresë kontratën e tij me Al-Nassr, duke marr parasysh se paratë nuk janë një problem për klubin arab.

Sidoqoftë, në rast se ai ia del qëllimit të tij, atëherë do të ishte një transferim fantastik për Real Madridin duke pasur parasysh përvojën e tij./Telegrafi/

Të ngjashme