Arsenali ka qenë këtë edicion larg pozitës së parë në Premierë Ligë, por të paktën janë pjesa e statistikave ku gjiganti anglez ka lulëzuar duke prekur majat.
Goli i dytë i shënuar nga mbrojtësi Shkodran Mustafi për 2 me 2 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen si nikoqir jo vetëm që barazoi rezultatin, por dërgoi “Topçinjtë” edhe në krye të Premierë Ligës për nga numri i golave me kokë, shkruan portali arbresh.info.
Ky ishte goli i katërmbëdhjetë me kokë nga Arsenali këtë sezon nga 58 golat e shënuara gjithsej. Pas “Topçinjve”, në vendin e dytë vjen West Bromwich Albion me 14 gola me kokë nga gjithsej 39.
Skuadra e mesfushorit Adnan Janzuaj, Sunderlandi është klubi i vetëm në Premierë Ligë që ende nuk ka shënuar këtë sezon ndonjë gol me kokë./arbresh.info
Numri i golave të shënuara me kokë nga skuadrat në Premierë Ligë:
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...