Golden Eagle Ylli nis sezonin e ri me fitore ndaj Borës në Superligën e Kosovës në basketboll me rezultat 74-67.
Bora e nis ndeshjen në mënyrë perfekte duke krijuar epërsi deri në 17 pikë, shkruan Arbresh.info.
Por, Ylli u rikthye dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 41-41.
Ndërkohë pjesa e dytë ishte më e niveluar, por përvoja më e mirë e Ylli në tre minutat e fundit e solli këtë fitore të skuadrës nga Suhareka, me rezultat 74-67.
Më të dalluarit tek Ylli ishin Terell Borën me 28 pikë e shtatë kërcime dhe dy asistime.
Kurse lojë të mirë bënë edhe Arian Çallakaj me 11 sosh dhe 10 të tjera shtoi edhe kapiteni Gëzim Morina.
Tek Bora nuk mjaftuan 15 pikë e Ardit Pepajt për të marr një rezultat pozitiv.
Ai pati ndihmë edhe nga Kennedy që shtoi 14 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të marr rezultat pozitiv.
Në xhiron e dytë Ylli udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me kampionen Trepcën kurse Bora luan në kryeqytet sërish ndaj Sigal Prishtinës./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League