Ylli shëndrrit ndaj Prizrenit, rivalizon Pejën për vendin e dytë

21:41 | 24 Mars 2024
D.H

Ylli ka shkëlqyer ndaj Prizrenit duke triumfuar me rezultat 63-96, në kuadër të xhiros së parafundit në sezonin e rregullt të elitës së basketbollit kosovar.

Gjatë gjithë kohës mysafirët ishin në epërsi për të shënuar një fitore shumë të rëndësishme në garë për vendin e dytë, shkruan Arbresh.info.

Më i dalluari për Yllin ishte i zakonshmi Alonzo Verge Jr me 25 pikë, teksa 18 pikë shtoi edhe Vincent Cole.

Ndërsa për Prizrenit shkëlqyen tandemi Cockfield-Kelly.

I pari realizoi 17 pikë dhe shtoi 13 kërcime, kure Cockield luajti me 13 pikë e 10 kërcime.

Pas kësaj fitore Ylli ka 18 fitore e nëntë humbje me rekord të njëjtë me Pejën që ndodhet në pozitën e dytë për shkak të lojëve më të mira në ndeshjet direkte.

Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të sezonit të rregullt vendi i dytë që të dërgon në gjymëfinale të Play-offit do të vendoset në xhiron e fundit.

Pozitën e parë e ka blinduar Trepça.

Në xhiron e fundit Ylli e pret Trepçën në Suharekë, Peja luan ndaj Bashkimit. Sigal Prishtina takohet me Vëllaznimin kurse Prizreni do të luaj me Istogun./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme