Pas humbjes nga Ukraina me rezultat 0:5, futbollisti serb Dusan Tadic, është dukur shumë nervoz.
Në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”, Serbia pësoi humbje të thellë nga Ukraina mbrëmë si mysafire.
Ndërkaq, Tadic, i cili luan tek Ajaxi, pas ndeshjes është shprehur tejet i zhgënjyer.
“Jemi vonuar që nga fillimi, u kemi mundësuar atyre që të jenë më të fortë se ç’janë. Natyrisht, është turp për ne, duhet ta analizojmë se çka ka ndodhur”, ka thënë futbollisti i Ajaxit.
Pyetjes se në cilin prej kolegëve është i hidhëruar, Tadic iu përgjigj:
“Në të gjithë, po e nis me veten time dhe të gjithë ne duhet të shikohemi në pasqyrë, e pastaj të shikojmë tutje’, është shprehur Tadic.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?