Golden Eagle Ylli ka siguruar finalen e madhe të play-off-it, pasi mundi Pejën, me rezultat të ngushtë 84-88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), në ndeshjen vendimtar që dërgon në finalen e madhe të kësaj gare joshëse në vendin tonë.
Dueli i tretë mes pejanëve dhe suharekasve, e zhvilluar të shtunën mbrëma në ‘Karagaçi’, ka dhënë një superndeshje e pilogu i secilës u vendos krejt në finish të kësaj supersfidë, edhe pse kjo ndeshje u zhvillua pa tifozë për shkak të dënimit nga ana e FBK-së.
Çereku i parë ishte i barabartë me dy skuadrat që shënuan nga 21 pikë, ndërsa Peja e mbylli me epërsi prej një pike çerekun e dytë 25:54, apo rezultati i përgjithshëm 46:45, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Ylli pas pushimit u këndell duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 18:21, ndërsa vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në çerekun vendimtar që e mbylli me rezultat 20:22, për ta siguruar kualifikimin tutje.
Më i miri te Ylli ishte sërish Alonzo Verge Jr me 25 pikë, shtatë topa të kthyer dhe shtatë asistime, ndërsa te Peja u dallua Deandre Davis me 16 pikë, pesë topa të kthyer e një asistim.
Ylli në finalen e madhe të play-off-it do të përballet me Trepçën, e cila pak ditë më parë eliminoi Sigal Prishtinën (3-0)./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...