Sulmuesi portugez, Diogo Jota thotë se bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Mohamed Salah është duke e arritur nivelin e superyllit të Manchester United, Cristiano Ronaldo pas një fillimi të shkëlqyer të këtij edicioni.
Sulmuesi egjiptian ka zhvilluar 14 paraqitje këtë sezon me Liverpoolin ku ka shënuar 15 gola, dhe njëkohësisht është edhe asistuesi më i mirë në skuadër, duke numëruar plotë gjashtë asisitime.
Niveli i lartë i paraqitjeve të tija këtë edicion, ka bërë që skuadra e Jurgen Klopp të jetë njëra nga pretendentet kryesore për të fituar Premier League, si dhe të sigurojë kalimin në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.
Duke folur për ndikimin e egjiptianit këtë sezon te “Reds”, Diogo Jota e krahasoi atë me bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
“Ai po shënon gola për argëtim. Gola madhështorë, gola individual dhe kjo po na ndihmon neve sepse e kemi dikë në fushë i cili mund ta vendosë ndeshjen. Ndërsa kundërshtarët e dinë se duhet të jenë të kujdesshëm dhe ne mund t’i shfrytëzojm hapësirat që ata i lënë për shkak se brengosen për të”.
“Ajo ndjesia e parë kur luajtua me Ronaldon në ekipin kombëtar dhe mendoj se mund ta fus Salah në të njëjtin standard me të, megjithëse Ronaldo e ka bërë këtë për një kohë shumë të gjatë”, theksoi ai.
Paraqitjet e mira të Salah këtë sezon nuk e ndihmuan Liverpoolin të vazhdonte ende serinë e ndeshjeve pa humbje.
Kjo pasi ata u mposhtën nga West Ham United të dielen me rezultat 3-2./Arbresh.info
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion