Google ADS

Ylli nikoqir i Pejës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Play-offit

09:12 | 24 Prill 2024
D.H

Golden Eagle Ylli dhe Peja sonte do të luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit në kuadër të elitës së basketbollit kosovar.

Ndeshja fillon nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.

Sfidën e parë Ylli e fitoi të shtunën në Karagaç me rezultat 87-84.

Një avantazh i madh për skuadrën nga Suhareka tani më është terreni vendas ku Golden Eagle Ylli ka përparësi, pasi ka fituar një ndeshje në Pejë.

Gjatë sezonit të rregullt në Superligën e Kosovës në Basketboll këto dy skuadra janë përballur katër ku njëherë ku kampionët në fuqi Peja triumfuan tri herë, kurse Ylli vetëm një herë.

Gjithashtu skuadrat u takuan edhe në Superkupën e Kosovës kur pejanët ndaj suharekasve, ndërkohë këta të fundit iu revanshuan kampionëve në Ligën Unike kur i eliminuan në gjysmëfinale.

Nga kjo seri gjysmëfinale skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale të Play-offit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme