Golden Eagle Ylli e ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 64:69 (17:16, 19:14, 18:24, 10:15), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte shumë i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të krijonin epërsi të lartë dhe kjo pjesë përfundoi 17:16 për Prishtinën me një tre pikësh në fund nga Anothy Goods. Lojë shumë interesante ishte edhe në periodën e dytë, ku prishtinasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 19:14, për të shkuar në pushim me rezultat 36:30.
Ylli u rikthye në periudhën e tretë, duke barazuar shifrat në 47:47, e më kaloi edhe në epërsi 51:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat e barabartë 54:54. Ylli e nisi më mirë periudhën e fundit, duke pasur epërsi deri në tetë. Prishtina afrohet në fund 64:67, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Ylli triumfoi me rezultat 64:69 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës, aty ku do të takohet me Bashkimin.
Fahro Alihoxhiq ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 10 pikë e 13 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli shënuesi më i mirë ishte Samir Zekiqi me 13 sosh./arbresh.info.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...