Ylli është kualifikuar në finale të Ligës Unike, duke mundur Teutën në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 84:82 (21:15, 15:23, 22:18, 26:26), ku fituesi u vendos në sekondat e fundit me pikët nga Erjon Kastrati.
Therandasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, ku më e larta ishte 21:14, ndërsa kjo pjesë përfundoi 21:15, percjell arbresh.info.
Por, periudha e dytë ‘foli’ në të mirë të durrësakëve, që shkrin epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre, 31:38, megjithatë pesë pikë radhazi nga kampionët bën që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 36:38.
Perioda e tretë ishte interesante, me skuadrën nga Durrësi që kishte epërsi deri në pesë pikë dhe therandasit deri në shtatë pikë, duke e bërë sfidën shumë interesante, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 58:56. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit dhe të dy skuadrat e kishin mundësinë për të fituar, megjithatë, ai që vendosi ishte Erjon Kastrati në sekondat e fundit për 84:82 dhe kualifikoi kampionët në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Peja-Prizreni 16 që zhvillohet nga ora 20:30.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë, pesë pikë, gjashtë asistime, Henrik Sirko me 17 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e katër asistime, kurse te Teuta u dalluan Nasir Core me 23 pikë, Fabien Lilaj dhe Tyler Peterson me nga 13 pikë.
Orari
E mërkurë
Golden Eagle Ylli-Teuta 84:82
20:30 Peja-Prizreni 16
E enjte
17:00 Ndeshja për vendin e tretë
20:30 Finalja
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban