Google ADS

Ylli kompleton katërshen gjysmëfinale

22:30 | 14 Shtator 2023
KRG

Golden Eagle Ylli është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Superkupës së Kosovës. Therandasit kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 82:69 (25:17, 17:18, 24:18, 16:14).

Pas një fillimi të barabartë të ndeshjes deri në minutën e shtatë, vendasit shkëputen në fund, duke e fituar çerekun e parë 25:17.

Në periudhën e dytë, kuqezinjtë rikthehen për të barazuar rezultatin në 34:34, megjithatë, Ylli shkoi në pushim me epërsi prej gjashtë pikësh, 42:66, përcjell arbresh.info.

Edhe periudha e tretë pothuajse ishte e barabartë, por sërish vendasit shkëputen dhe shifrat pas 30 minutash ishin 66:55.

Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh me therandasit që ruajtën epërsinë e krijuar dhe fituan në fund 82:69.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 14 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, Jalen Nesbitt me 11 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Gëzim Morina me 14 pikë e pesë kërcime, kurse te Vëllaznimi më të mirët ishin Jalen Ray me 22 pikë dhe Shëndrit Llapi me 12 pikë e 11 kërcime.

Në gjysmëfinale Ylli do të përballet me Pejën, kurse sfida e tjetër gjysmëfinale është mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Të ngjashme