Google ADS

Ylli i Valencias kërkon transferimin në Man Utd

16:09 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Carlos Soler ka kërkuar nga Valencia që ta lejojnë të lirë për të kompletuar transferimin e ëndërrës në Manchester United, sipas The Sun.

Jose Mourinho është i frustuar me dështimin e transferimit të kroatit Ivan Perisic gjatë verës së kaluar. Tashmë trajneri portugez e ka bërë synim 20 vjeçarin spanjoll.

Soler në këtë sezon ka bërë vend në formacionin e parë të Valencias dhe është duke shkëlqyer në çdo ndeshje në La Liga.

Sipas The Sun, Soler ka kërkuar nga Valencia të arrijë marrëveshje me djajtë e kuq dhe se ai dëshiron të kompletojë kalimin në afatin e janarit.

Soler në këtë sezon ka nënshkruar kontratë të re me klaozolë në vlerë prej 71 milionë funte. /arbresh.info/

Të ngjashme