Ylli i Unitedit transferohet te Real Madridi

17:11 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Manchester United janë të gatshëm të shesin Juan Manuel Matan në drejtim të Real Madridit, sipas disa raportimeve.

Reprezentuesi spanjoll ka humbur vendin në formacionin e Jose Mourinhos që nga ndeshja kundër Huddersfield, të cilën djajtë e kuq e humbën 2 me 0. Mata ishte fajtori kryesor në golin e parë, pasi humbi topin në mesfushë.

29-vjeçari ishte në bankën rezervë në fitoren kundër Tottenhamit por në ndeshjen kundër Chelseat nuk ishte i përfshirë fare në listën e lotjarëve.

juan mata

 

Sipas Express.co.uk., Reali është duke e vëzhguar situatën dhe janë duke menduar të bëjnë ofertë për shërbimet e tij, transmeton arbresh.info.

Kotnrata e Matas skadon në verën e ardhshme.

Mata ishte pjesë e akademisë së Realit para se të transferohej në Valencia në vitin 2009, që më pas u transferua në Chelsea.

Ishte Mourinho që e kishte shitur spanjollin nga Chelsea te United. Mata sezonin e kaluar ishte startues por në këtë fillim të sezonit nuk ka shfaqur formë të mirë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme