Ylli i United dënohet nga FA, mungon ndaj Manchester Cityt?

09:49 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi belg Romelu Lukaku mund të dënohet nga Federata e Futbollit Anglez pasi është parë duke e goditur lojtarin e Brighton, Gaetan Bong.

Lukaku luajti për 90 minuta në fitoren 1 me 0 të djajve të kuq ndaj Brighton Albion, transmeton arbresh.info.

Pas përfundimit të ndeshjes ka qarkulluar një video në të cilën belgu shihet duke e goditur mbrojtësin kundërshtarë edhe pse topi nuk ishte aty fare.

Edhe pse ky incident nuk ishtë vërejtur nga gjyqtarët e takimit, Lukaku ende mund të dënohet.

Në raste se gjyqtari kryesor Neil Swarbrick deklaron në raportin e tij të ndeshjes se nuk e ka parë incidentin, atëherë FA mund ta shikojë videon dhe të vendosë për ta dënuar apo jo.

Ish ylli i Chelseat mund të dënohet me tri ndeshje mos paraqitje për skuadrën e Jose Mourinhos.

Lukaku do të ishte një munges e madhe për ekipin e Jose Mourinhos

Në rast të dënimit atëherë ai do të mungojë ndaj Watfordit, Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Lukaku u transferua nga Evertoni për shumën e 75 milionë eurove dhe në nëntë paraqitjet e para ka shënuar dhjetë gola.

Por në dhjetë ndeshjet e fundit ai ka shënuar vetëm një gol.

Nëse ai dënohet atëherë Jose Mourinho do të detyrohet ta rikthejë në formacionin bazë sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic. /arbresh.info/

Të ngjashme