Dele Alli ka thënë se nuk e ka ndërmend ta lë punën e nisur me Mauricio Pochettinon dhe Tottenhamin.
Lojtari erdhi nga MK Dons për 5 milionë funte.
“Ne të gjithë duam të arrijmë gjëra të mëdha. Është një vend i mirë për të qëndruar me menaxherin që kemi këtu. Nuk mund të kërkojë më shumë për tu përmirësuar”.
“Është një klub fantastik për të qenë pjesë e tij. Ne të gjithë kërkojmë të mësojmë dhe të ndërtojmë së bashku një skuadër për të luftuar për titull”.
“Nuk dihet kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, askush nuk e di, askush nuk mund ta parashikojë atë”.
“Për mua është e rëndësishme që të kënaqem me këtë eksperiencë. Nëse qëndroj në Tottenham për pjesën tjetër të karrierës ose një ditë që duhet të largohem. Do ta bëjë më të drejtën”, ka thënë Alli.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...