Ylli i Romas, Kostas Manolas mund të mungoj në ndeshjen e javës së ardhshme në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit për shkak të një lëndimi që pësoi mbrëmjen e kaluar gjatë detyrës me skuadrën e tij kombëtare.
Mbrojtësi grek u zëvendësua në minutën e 52′ të ndeshjes pas një sfide të rëndë me Sallain e Hungarisë, transmeton portali arbresh.info.
Manolas shpenzoi disa minuta i shtrirë në fushë para se të përballet fytyrë me fytyrë me kundërshtarin e tij për tu ankuar për sfidën e rëndë ndaj tij. Ish lojtari i Olympiakos u largua nga fusha disa minuta më vonë.
Manolas do të arrijë te Roma sot (e mërkurë). Gjendja fizike e 27-vjeçarit do të monitorohet nga stafi mjekësor i Romas.
“Giallorossët” do të përballen me Chievon të dielën në shtëpi para takimi me Real Madridin të mërkurën në Santiago Bernabeu.
Manolas është në dyshime për të dy ndeshjet, madje edhe nëse arrin të rikuperohet në kohë për përballjen ndaj kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.
Patric Schick dhe Javier Pastore pritet të shtyjnë gjithashtu debutimin te Roma në Ligë të Kampionëve gjatë ndeshjen në Bernabeu./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person