Basketbollisti 19-vjeçar nga Izraeli, Deni Avdija, ka ngjallur reagime, me deklaratën e tij pasi u zgjodh për nga Wizards për ta vazhduar karrierën në NBA, pasi e bëri Kosovën Serbi kur tregoi se babai i tij ishte lindur në Prishtinë.
Dani shihet si njëri prej basketbollistëve izraelit më të ardhmen më të ndritur dhe ishte zgjedhja e nëntë në draftin e NBA-së.
Ai është djali i basketbollistit të njohur të Crvena Zvezdës dhe shumë skuadrave të tjera në Izrael, Zufer Avdija.
Zufer u lind në Prishtinë në vitin 1959 dhe është me prejardhje gorane dhe i fesë myslimane. Si 15-vjeçar ai kishte luajtur shkurtimisht si portier për ekipin e të rinjve të Prishtinës, Ramiz Sadiku.
Ndërkohë, Deni, i cili ka nënë izraelite dhe e përfaqëson kombëtaren e Izraelit në basketboll, ka ngjallur reagime me komentet e tij, pasi u zgjodh nga Wizards për ta vazhduar karrierën.
“Izraeli nuk i ka dhënë shumë lojtarë NBA-së dhe do të jetë nder i madh që e përfaqësoj vendin tim. Jam i ngazëllyer dhe dëshiroj ta përmirësoj lojën time”, tha Avdija pasi u zgjodh.
“Babai im është Zufer Avdija, ai u lind në Kosovë, Serbi. Ai ka qenë lojtar i Kombëtares së Jugosllavisë dhe ka luajtur për shumë klube në Izrael, po ashtu”, tha Dani për babanë e vet. /Gazeta Express/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...