Google ADS

Ylli i ri i Cityt, Julian Alvarez shënon gjashtë gola të mrekullueshëm në Copa Libertadores

15:57 | 26 Maj 2022
KRG

Julian Alvarez ka shpërthyer në Copa Libertadores me skuadrën e tij River Plate.

Gjiganti argjentinas ka arritur një fitore të thellë me rezultat 8-1 ndaj ekipit peruan Allianza Lima në ndeshjen e gjashtë në fazën e grupeve.

Sigurisht që më meritori për këtë fitore të River Plate ka qenë sulmuesi i talentuar argjentinas Julian Alvarez që ka shënuar hiq më pak se gjashtë gola.

22-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim ku realizoi dy ‘hat-trick’a.

Fillimisht Alvarez realizoi tre gola në pjesën e parë në minutat 15, 18 dhe 41 derisa tre golat e tjerë i shënoi në pjesën e dytë në minutat 54, 57 dhe në të 83-ten.

Kjo ishte hera e parë për sulmuesin e ri që shënon gjashtë gola në një ndeshje me ekipin e parë.

Sigurisht që me paraqitjen e argjentinasit është gëzuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Alvarez është një futbollist i kampionëve të Anglisë dhe është lënë në huazim deri në verë te gjiganti argjentinas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme