Ylli i PSG-së: Neymar po të presim

12:52 | 22 Korrik 2017
M. A.

Thiago Motta ka thënë se të gjithë në skuadër janë duke e pritur ardhjen e Neymar.

Mesfushori italian është shpehur i bindur se ardhja e mundshme e Neymar do ta bënte PSG-në skuadrën më të fortë në Evropë.

“PSG është skuadër që pret lojtarët e mëdhenjë. Neymar do të ishte ideali. Të gjithë jemi në pritje të tij, do të jemi më të lumturit nëse do të finalizohet shpejt ky transfer. Do të jetë e vështirë për Barcelonën të lëshoi një yll si ai, por plani i PSG-së do ta tërheqë secilin futbollist” ka thënë Motta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme