Javier Pastore ka shënuar gol në fitoren prej 4-1 të PSG-së kundër Nantes. Argjentinasi nuk po gjen shumë hapësirë në formacionin e Unai Emery dhe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit gjatë verës.
Pastore paralajmëroi se mund të kthehet në Serinë A, që e sheh si destinacionin e ardhshëm nëse e lë PSG-në.
“Mendoj se është normale për një lojtar që dëshiron të luajë gjithmonë, por për këtë vendos trajneri. Nëse mund të luaj si kundër Nantes, atëherë do të jem mirë. Gjithashtu, duhet të tentoj të qëndroj sa më i shëndosh dhe të mos lëndohem. Dua të shkoj në botëror, por nëse trajneri e sheh që nuk po luaj, atëherë do të jetë e vështirë të më zgjedh. Nuk po mendoj tani për tani për transferim. Dua ta jap më të mirën për këtë klub. Sevilla interesohet? Është më shumë e mundshme që të shkoj në Itali”, ka thënë Pastore.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...