Ndoshta nuk është transferimi që Real Madridi ka shpresuar për të bërë nga PSG këtë verë, por duket se reprezentuesi francez Alphone Areola është rrugës për në Spanjë.
Portieri është lënë në bankinë për ndeshjen e Paris Saint Germain si mysafirë mbrëmjen e sotme (e premte) kundër FC Metz, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen pas një raporti nga RMC që sugjeron se portieri ishte afër finalizimit të transferimit te Real Madridi, lëvizje që do të bëjë që Keylor Navas të kthehet në Paris.
Sugjerohet se PSG do të paguaj rreth 13.5 milionë euro për shërbimet e Navas ndërkohë që Areola do të transferohet si një i huazuar te Real Madridi dhe si pjesë e kësaj marrëveshje.
Fakti që parisienët i kanë dhënë një debutim profesional Bulkas sugjeron gjithashtu se Areola është drejt largimit nga klubi.
Francezi ka luajtur në 75 ndeshje për PSG-në, por nuk është dukur kurrë si një opsion i parë për kampionin e Francës. Lojtarët si Gigi Buffon dhe Kevin Trapp kanë dështuar për të mbajtur atë pozitë gjithashtu dhe tani duket se Navas do të jetë lojtari i fundit që do të përpiqet për të treguar vetën.
Duket vështirë që Areola të depërtoj te skuadra e Zinedine Zidanes dhe shfrytëzimi i tij si zëvendësues i Courtois në Madrid është qëllimi i vetëm i kësaj lëvizje./arbresh.info/
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri