Leonardo Paredes ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij ëndërronin se Lionel Messi do t’iu bashkohej atyre në Paris Saint-Germain dhe e ka qarë faktin që kishte dështuar marrëveshja për kalimin e bashkatdhetarit të tij argjentinas në Paris.
Messi e tronditi botën e futbollit kur e dorëzoi një kërkesë largimi nga klubi verën e kaluar dhe, megjithëse qëndroi në fund qëndroi në Camp Nou për vitin e fundit në kontratën, sezoni 2020/21 ka qenë i mbushur me thashetheme se cili do të ishte klubi i tij i ardhshëm për sezonin e ri.
PSG-ja është përendur si klubi më i mundshëm ku 34-vjeçari do ta vazhdonte karrierën, i cili është lojtar i lirë tani për tani.
Megjithatë, raportohet se Messi ka arritur marrëveshje të re me Barcelonën dhe do të nënshkruaj sërish me klubin ku e kaloi tërë karrierën.
Mundësitë që gjiganti francez ta marrë Messin janë të pamundura tani, gjë që e zhgënjen Paredesin, i cili do të kishte dashur shumë që bashkëkombësi i tij t’i bashkohej atij në Parc des Princes, pasi e fituan Kupën e Amerikës 2021 së bashku në fanellën e Argjentinës këtë muaj.
“Po, ka pasur shumë fjalë në klub kur u mor vesh se Leo mund të vinte në Paris. Ishte ëndërr ta parafytyroje se ai do të ishte me ne sezonin e ardhshëm”, tha Paredes për ESPN.
“Por nuk ndodhi. Shpresoj se do t’i pëlqejë aty ku luan”, shtoi ai.
Barcelona pritet ta bëjë të ditur marrëveshjen e re me Messin në javën në vijim, pasi t’i ketë përfunduar hollësitë e mbetura për shkak të vështirësive me uljen e faturës së pagave të lojtarëve në përputhje me ligjin e La Ligës për pagat.
Messi është pajtuar të ketë ulje page prej 50% për të vijuar të jetë lojtar i Barcelonës. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...