Mesfushori polak ndoqi trajnerin e shkarkuar në Parc des Princes në vitin 2016 por nuk ishte duke u paraqitur në skuadrën startuese të klubit.
I huazuari nga West Bromi, Grzegorz Krychowiak ka akuzuar trajneri e Paris Saint Germainit, Unai Emery, se e ka gënjyer e atë, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi i Polonisë ndoqi strategun spanjoll nga Sevilla në Francë në korrik të vitit 2016.
Por, pas vështirësive për të fituar minuta në fushë, ai zgjedhoi për t’iu bashkuar West Bromit për një marrëveshje afatshkurtër për të rritur shanset e tij për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.
“Kam folur me trajnerin por çdo herë që kam folur me të jam ndierë i mashtruar”, tha Krychowiak.
“Pra, unë nuk e kuptoj pse por trajneri e di shumë mirë këtë. Ne kaluam dy vite së bashku dhe para se të nënshkruaja kontratën ai më tha të transferohem në PSG, dhe unë nuk kam luajtur”
“Nëse dua të luaj për Poloninë, unë duhet të luaja dhe të gjej një klub. Nuk jam ftuar për dy ndeshjet e fundit nga Polonia”
“Kam folur me trajnerin, ai më tha se duhet të gjej më mirë në klub dhe më pas do të rikthehem”
Krychowiak ka arritur të adaptohet shumë shpejtë në Premierë Ligë./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën