Mbrojtësi i Watfordit, Jose Holebas, ka bërë thirrje që sezoni i Premierligës të anulohet dhe Liverpoolit t’i jepet titulli i kampionit.
Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit, transmeton Gazeta Express.
Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.
Premierliga ka vendosur që ta pezullojë përkohësisht ligën pa caktuar datë kthimi, duke shtuar kështu dyshimet se ka mundësi të anulohet sezoni dhe të mbetet Liverpooli pa titull.
Ky pretendim është bërë edhe më i fuqishëm pasi që liga e nivelit të parë të futbollit në Belgjikë, Jupiler Pro League, ka vendosur ta përfundojë sezonin para kohe. Në Belgjikë i është dhënë titulli i kampionit liderit aktual dhe mbrojtësi i Watfordit, Holebas, mendon se Premierliga duhet të ndjekë shembullin e Belgjikës.
“Sipas mendimit tim, duhet ta anulojmë sezonin. Për mua, kjo është shumë e qartë. Unë do t’ia jepja Liverpooli titullin, ata e meritojnë atë dhe kanë luajtur në mënyrë të mrekullueshme këtë sezon”, ka thënë Holebas.
“Ata janë qartësisht skuadra numër një. Mendoj se nuk ka kuptim të riorganizohen ndeshjet tani”.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...