Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e radhës, duke mundur Kamza Basket në udhëtim me rezultat 56:89 (13:31, 19:28, 16:19, 8:11), në xhiron e 12-të të Ligës Unike.
Vetëm pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, 9:9, dhe më pas mysafirët filluan të dominojnë, ku qysh në çerekun e parë kishin deri në 18 pikë epërsi, 13:31, rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë, përcjell arbresh.info.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë, ku më e larta ishte 29 pikë, 28:57, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 32:59.
Kampionët e Ligës Unike e menaxhuan epërsinë edhe në pjesën e dytë, duke mos e rrezikuar fitoren për asnjë moment. Epërsia e tyre në periodën e tretë shkoi deri në 30 pikë, 44:74, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 48:78. Dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet, me fituesin që tashmë dihej, dhe Ylli triumfoi me rezultat 56:89.
Te Kamza Basket u dalluan Eric Williams me 18 pikë e tetë kërcime dhe Edson Gjoka me 14 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 20 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Henrik Sirko me 19 pikë e shtatë asistime.
Kamza Basket ka dy fitore e dhjetë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli ka 11 fitore dhe një humbje.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...