Ylli i Boston Celtics, Jaylen Brown, ka qenë shumë i zëshëm në rrjete sociale për vrasjen e të riut amerikan me ngjyrë, George Floyd. 46-vjeçari u vra të hënën, pasi një polic amerikan e kishte mbajtur në tokë duke e mbajtur gjurin mbi qafën e tij.
Jaylen Brown, i cili e quajti brutalitetin policor “veprim terrorist” në një postim në Tëitter të premten, shkroi sërish më vonë për të bërë të ditur se do t’u bashkohej protestave në mënyrë paqësore, transmeton Gazeta Express.
Para rreth një ore, ai postoi sërish, duke ua bërë të gjithë ndjekësve të tij të ditur se do të ecë nga zyrat e CNN në Atlanta drejt memorialit të Martin Luther King Jr. – distancë prej rreth 1.5 miljesh – në orën 5:30, sipas orës lokale në SHBA.
Vdekja e Floyd ka shkaktuar protesta masive në SHBA gjatë ditëve të fundit.
5:30 @ cnn to MLK memorial cite come walk with me
— Jaylen Brown (@FCHWPO) May 30, 2020
Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, një 46-vjeçar afrikano-amerikan i cili vdiq pas arrestit të hënën në Minesota, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje me paramendim të gradës së tretë, si dhe vrasje pa paramendim.
Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë. Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut