Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, i ka dhuruar 1.5 milion dollarë për t’i ndihmuar basketbollistet në WNBA (Women NBA), të cilat kanë vendosur të mos luajnë në rinisjen e sezonit për arsye shëndetësore, personale apo profesionale.
Fondi po administrohet nga Iniciativa për Fuqizim KAI, që u lansua nga Irving të hënën. Ky fond për përkrahjen e basketbollisteve në SHBA është kontribut nga veterani i NBA, i cili tregoi se vendosi t’i ndihmojë vajzat shkaku i pagave të tyre të ulëta, përkundër që luajnë në ligën elitare për vajzat në basketbollin amerikan.
Irving tha se me ndihmën e basketbollisteve Natasha Cloud – e cila ka vendosur të mos luajë – dhe Jewell loyd, ai ka kontaktuar me disa basketbolliste të WNBA, me të cilat i diskutoi sfidat me të cilat po përballen teksa po vendosin a të luajnë apo jo këtë sezon.
“Pavarësisht se a vendosi një person të luftojë për drejtësi sociale, të luajë basketboll, të përqendrohet në shëndetin mendor apo fizik, ose thjesht të qëndrojë me familje, kjo iniciativë shpresoj se do t’i përkrahë ato në prioritetet dhe vendimet e tyre”, tha Irving.
Lojtarët e WNBA mund të aplikojnë për ndihmë financiare në faqen zyrtare të organizatës. Ato kanë kohë deri më 11 gusht t’i përgatisin të gjitha dokumentet e nevojshme dhe do të mësojnë deri më 24 gusht nëse do të përfitojnë nga ky fond.
Për të përfituar, lojtaret duhet të kenë qenë aktive në WNBA para se të ndërpritej sezoni shkaku i koronavirusit, duhet ta sqarojnë pse kanë vendosur të mos luajnë tani që sezoni ka rinisur dhe duhet ta dëshmojnë se nuk po marrin pagë apo ndihmë financiare nga ndonjë kompani apo organizatë. /Gazeta Express/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...