Ylli i Napolit, Stanislav Lobotka u vlerësua nga trajneri i Como, Cesc Fabregas të premten, ngjashëm me atë që kishte bërë ish-shoku i tij i Barcelonës, Xavi sezonin e kaluar.
Lobotka po kontribuon në rezultatet mbresëlënëse të Napolit këtë sezon dhe është një nga të paprekshmit e Antonio Contes në “Stadio Maradona”.
Siç raportohet nga Sofascore , 29-vjeçari ka pasur 89% pasime të sakta në Serie A këtë sezon, 92% në gjysmën e tij dhe 87% në gjysmën e kundërshtarit. Mesfushori ka mesatarisht 63.3 prekje për lojë, duke dhënë një asistim në një ndeshje të Coppa Italia.
Trajneri i Como, Fabregas e lavdëroi 29-vjeçarin pas fitores 3-1 të Napolit ndaj Azzurrit të premten.
“Napoli ka shumë lojtarë që kanë fituar ligën, si Lobotka. Të lutem, më jepni një Lobotka. Çfarë lojtari, ‘Mamma Mia’. Ai është i mrekullueshëm”.
“Lojtarët si ky ju bëjnë të fitoni ndeshje për aftësinë e tyre për të kuptuar futbollin dhe për të rikuperuar shumë topa. Unë çmendem për lojtarë të tillë”, deklaroi Fabregas për Corriere dello Sport.
Lobotka vazhdon të vlerësohet nga legjendat e mesfushës, veçanërisht nga ata që kanë luajtur te Barcelona, pasi ai u komplimentua nga ish-trajneri i katalanasve, Xavi, përpara një ndeshje në Ligën e Kampionëve.
“Më pëlqen Lobotka; ai është i mirë në formim dhe nuk e humb topin. Do të doja ta shihja atë në një klub si Barça”, kishte deklaruar Xavi. /Telegrafi/
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...