Google ADS

Ylli i Milanit mbetet jashtë fushës për tre muaj

09:43 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Lëndimi i Mattia Caldaras është më serioz se sa dukej.

Mattia Caldara u transferua në këtë verë te Milani, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Leonardo Bonuccin te Juventusi.

Gennaro Gattuso ka bërë me dije në konferencë për media se mbrojtësi italian mund të mos luaj për dy muajt e ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Sipas trajnerit të Milanit, Caldara i ka lënduar ligamentet e gjurit, andaj do të mungoj rreth tre muaj.

24 vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje te rosonerët, pasi më shumë ka qen i lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme