Ylli i Manchester United e padit këtë kompani, arsyeja interesante

12:16 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Luftë e hapur mes Maruan Fellainit dhe kompanisë së veshjeve sportive, “New Balance”.

Belgu i kërkon atyre plot 2.1 milionë sterlina dëmshpërblim për dëmin që i kanë shkaktuar këmbëve këpucët e prodhuara prej tyre.

Në vitin 2012, belgu firmosi një kontratë sponsorizimi (600 mijë sterlina në vit), por ai e prishi atë shumë përpara sezonit të shkuar dhe kaloi me “Nike”.

Tani zbulohet dhe arsyeja e divorcit. Felaini i ka hedhur në gjyq, me argumentin se këpucët e veshura nga kjo kompani i kanë shkaktuar dëmtime të rënda në këmbë, të cilat e kanë penguar lojtarin në fushë. Por “New Balance” mbrohet duke thënë se mesfushori i Junajtid, dikur i kishte quajtur ato perfekte.

Felaini Felaini

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme