Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford thuhet se ka vendosur për të refuzuar transferimin te Real Madridi.
Reprezentuesi i Anglisë është përfolur për një transferim befasues te gjiganti spanjoll pas një fillimit të vështirë të sezonit nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Rashford është njëri nga lojtarët e shumtë që janë përmirësuar dukshëm qysh pas largimit të Mourinhos dhe i gjithë klubi duket i revitalizuar nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaeri.
Bazuar në një raport nga ‘Sun’, Rashford tani ka vendosur për të refuzuar çdo përpjekje nga Real Madridi për tu larguar nga Old Trafford për shkak se dëshiron të qëndroj në klub pas përmirësime të tyre së fundmi.
21-vjeçari është njëri nga talentët më të mëdhenj në Evropë dhe tifozët do të ishin të kënaqur për të parë që United të mbajë në shtëpinë e tyre talentë të tillë.
Manchester United do të ketë nevojë për lojtarët e tyre më të mirë të rinj si Rashford nëse ata dëshirojnë për të krijuar sërish një skuadër të mrekullueshme në të ardhmen pas gjashtë viteve të vështira qysh pas largimit të Sir Alex Ferguson./arbresh.info/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...